Treni në Austri luan fjalimin e Hitlerit në sistemin e zërit për pasagjerët (fotot)

15/05/2023 16:21

Udhëtarët e një treni ndër-qytetar në Austri mbetën të habitur dje kur në bord u luajt një regjistrim i fjalimit të liderit nazist Hitleri.

Në vend të njoftimeve normale të transportit, udhëtarët u detyruan të dëgjonin brohorima si  “Heil Hitler!” e “Sieg Heil” nga sistemi i zërit.

Burimet thonin se incidente të tilla kishin ndodhur disa herë ditët e fundit ne trenat austriake.

Një pasagjer i linjës Bregenz-Vienna tha për rrjetin britnaik BBC se njerëzit në tren mbetën të habitur “tërësisht”.

David Stoegmueller, a Green Party deputet i partisë së gjelbër në kolicionin qeveritar, tha se fjalimi nga ish-lideri nazist ishte luajtur në sistemin e zërit pak para se treni OEBB Railjet 66, të mbërrinte në kryeqytetin Vienë.

“U dëgjuan dy episode të tilla,” tha ai. “I pari ishte një fjalim rreth 30 sekonda i Hitlerit, dhe më pas dëgjuam pjesën ‘Sieg Heil’.”

Stoegmueller tha se stafi i trenit nuk ishin në gjendje të ndalonin regjistrimin për të transmetuar njoftimet e tyre për pasagjerët.

Në një deklaratë hekurudhat austriake thanë pas incidentit: “Ne e distancojmë veten nga përmbajtja e luajtur në sistemin e zërit.”

“Aktualisht vetmë supozojmë se njoftimet janë bërë nag nejrëz të tjerë në tren që janë lidhur me sistemin tonë të zërit në vagonët. Çështjen e kemi raportuar në polici”.

Stoegmueller tha se kishte marrë një email nga një pasagjer në tren i cili qe ulur me një grua që kishte vuajtur në kohën e nazizmit dhe nisi të qante.

Zyrtarët e trenit kërkuan ndjesë për problemin teknik me sistemin e zërit, teksa një prej pasagjerëve ua kthehu: “Në Austri problemi teknik është Hitleri”.

Hitleri ka lindur në Austri dhe emigroi në Gjermani në vitin 1913 kur ishte i ri.

FOTO GALERI
1/3
Udhëtarët e një treni ndër-qytetar në Austri mbetën të habitur dje kur në bord u luajt një regjistrim i fjalimit të liderit nazist Hitleri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA