Bashkia e Kavajës vijon ende numërimin e votave, ku me kalimin e orëve është thelluar diferenca.

Pavarësisht se kanë mbetur ende 24 kuti të pa numëruara, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka shpallur fitoren.

“Këtu njerëz e tregojnë që thyhet diktatura dhe regjimi. Këta njerëz e treguan që fiton demokracia”, tha Fisnik Qosja, i cili kryeson.

Deri më tani janë numëruar 69 kuti, ku kryeson Fisnik Qosja me 659 vota larg Redjan Kralit.

-Fisnik Qosja, BF-8477 vota (51.23%)

-Redjan Krali, PS-7818 vota (48.77)

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA