Surprizon rezultati i deritanishëm në Tropojë! Kryeson kandidati i PS me 55.60% të votave
15/05/2023 02:31
Prej disa orësh vijon numërimi i kutive të votimit në bashkinë e Tropojës.
Nga rezultatet e deritanishme të publikuara nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, nga numërimi i 26.32% të kutive në Tropojë kryeson kandidati i Partisë Socialiste Rexhe Byberi me 1702 vota (55.60%).
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Besnik Dushaj ka marrë 1359 vota (44.40%).
Numërimi i votave po vijon ende dhe të dhënat në vijim mund të përmbysin rezultatet.
Top Channel