Shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit u fituan nga Partia Socialiste.

Gledian Llatja i PS i cili ka drejtuar bashkine Elbasanit 4 vitet e fundit ka fituar me 7721 vota diference ndaj kundërshtarit te tij te koalicionit “Bashke Fitojmë” Luçiano Boci. Ky i fundit la mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Elbasanit. I konsideruar një figurë e fortë politike, gara në Elbasan u mendua se do të mbyllej me diferencë të vogël mes kandidatëve, por hamendësimet rezultuan jo të sakta. Për herë të parë Elbasani votoi në mënyrë elektronike çka bëri për rreth 1 orë të mësohej rezultati.

Surprizë ishte bashkia e Belshit ku Arif Tafani i PS fitoi vetëm me 41 vota ndaj kundërshtarit Bedri Qypi.

Pesë herë kryetar bashkie nga viti 2000-2011 dhe prej vitit 2015 e në vijim,  Arif Tafani merr një rezultat zhgënjyes në mandatin e tij të gjashtë.

Numërimi i votave të Këshillit Bashkiak do të japë një pasqyrë më të qartë për reagimin e qytetarëve të Belshit.

Mariglen Disha ka fituar me 6807 vota ndaj Shefki Çotës. Disha e merr bashkinë e Librazhdit pas dy mandateve të Kastriot Gurrës sërish nga PS.

Andis Salla fiton mandatin e tij të dyte në Cërrik me 5028 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Servet Duzha.

Besjan Ajazi la mandatin e tij të pare të deputit për të garuar për bashkinë e Gramshit. Ai fitoi me 734 vota diferencë ndaj Hasim Çekrezit.

Bukurosh Maçi fitoi Peqinin me 1723 vota ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Mustafa Pashja.

E vetmja zonjë që kandidonte në këto zgjedhje në qarkun e Elbasanit ishte Suzana Topi e koalicionit “Bashkë Fitojmë. Ajo Humbi ndaj Nuri Belbës së PS.

Në qarkun e Elbasanit Partia Demokratike nuk u përfaqësua me asnjë kandidat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA