Pukën e merr “Bashkë Fitojmë”! Kandidati Rrok Dodaj lë pas Gjonajn
15/05/2023 06:24
Teksa kanë mbetur vetëm tre qendra votimi pa hapur ende, Pukën e fiton kandidati i “Bashkë Fitojmë”.
Rrok Dodaj është para kandidatit të Partisë Socialiste me një diferencë prej 816 votash më tepër.
Thënë ndryshe, “Bashkë Fitojmë” ka marrë besimin e 58% të qytetarëve të Pukës me 2912 ndërsa Partia Socialiste me Gjon Gjonaj 41%, 2096 vota.
Gjasat që rezultati të përmbyset me tre kutitë e mbetura është i ulët.
Puka është zyrtarisht bashkia e parë që kalon nën siglën e “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel