Kolonja, Devolli dhe Pusteci janë tre bashkitë e para në juglindje të vendit që janë fituar nga socialistët.

Erion Isai arriti të siguronte 3491 vota përballë rivalit të tij, opozitar Et’hem Lumani që mori 1964.

Një fitore bindëse kjo për të majtën, që vijon të drejtojë këtë bashki të vogël në juglindje të vendit, ku nuk munguan as incidentet ditën e zgjedhjeve. Kjo pasi kryebashkiaku Erion Isai u godit me grusht nga një mbështetës i koalicionit Bashkë Fitojmë.

“Jam shumë i lumtur që Kolonja dha një grusht spektakolar elektoral në këto zgjedhje, 65% për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, një rezultat historik”,  tha Isai.

Një mandat të dytë në krye të bashkisë së Devollit siguroi dhe Eduard Duro.

Kandidati I PS, mori 8279 vota përballë  Elvis Hajdërllit që nuk mundi të siguronte më shumë se 7827 vota.

“Çdo garë ka emocinet e veta, kjo ka qenë gara më e bukur e jetës sime edhe pse më e vështira”, tha Duro.

Edhe bashkia e Pustecit u fitua nga kandidati socialist Pali Kolefski. Ndërkohë në qarkun e Korçës gjasat që forcat opozitare të fitojnë janë shumë të pakta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA