
Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 8.96% të kutive.
Kandidati i Partisë Socialiste Flamur Golemi udhëheq me 77.66% (1297 Vota) , ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 22.34% (373 Vota).
Në bashkinë Memaliaj deri tani janë numëruar 51.85% të kutive, ku në avantazh është kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Malaj me 54.56% ndaj Gjolek Gucit të PS me 45.44%.
Në Bashkinë Përmet janë numëruar deri më tani 21.74%. Kryeson Alma Hoxha e PS me 78.22% (686 Vota), ndërsa Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” është me 21.78% (191 Vota).
33.33% të kutive janë numëruar në Tepelenë, ku kryeson me 86.47% të votave kandidati Tërmet Peçi i PS.
Në Këlcyrë kryeson kandidati Klement Ndoni i PS me 49.09%, 1052 vota. Në këtë bashki kandidati i BF Arjan Kasaj është me 46.66% (1000 vota), ndërsa kandidati PD Adriatik Spahiu ka vetëm 91 vota deri më tani.
Top Channel