Pronari i barit irlandez refuzon të shesë pije freskuese pasi ‘pub-i’ është për të pirë (fotot)

15/05/2023 21:53

Një pronar bari në Belfast, në Irlandën e Veriut ka bërë të qartë përfundimisht për klientët e tij se nuk do të shesë një gotë të vetme Coca-Cola për klientët.

Për John Bittles, i cili drejton barin ‘Bittles Bar’, dikush që vjen në barin e tij për të porositur vetëm një gotë pije freskuese, ‘nuk është klienti duhur’.

Duke folur për mediat vendase Bittles tha: “Një djalë hyri brenda në bar dhe porositi një koka-kola, por një gotë koka-kola nuk funksionon me mua”.

“Ishte pak e tepruar por ne shesim rreth 700 gota birre Guinness në ditë dhe vetëm në një numër të vogël tavolinash mund të shikosh gota koka-kola”.

Ai shtonte më tej: “Për momentin kemi shumë punë me birrat irlandeze, sot është ora dy e gjysmë e drekës dhe kemi shitur qindra birra.”

Por kjo nuk është hera e parë që menaxheri i barit del në media me idetë e tij. Në korrik gjatë verës ai ishte përsëri mes kritikave pasi kishte nxjerrë një njoftim ku thoshte se nuk do të shiste gota të vogla birre Guinness.

Në një intervistë me rrjetin vendas Belfast Telegraph asokohe ai shpjegonte: “Unë tabelën e vendosa vetëm në ditët e para të javës dhe askush nuk u ankua, përveç gazetave që kërkonin diçka për të nxitur polemika”.

“Ne jemi një bar i vogël këtu dhe shesim qindra gota birre në ditë dhe nganjëherë nuk ka hapësirë për të shitur krikëll të vogël”.

“Pa përmendur pastaj që birra Guinness kërkon pak kohë që të bjerë plotësisht në gotë, është si një formë arti”.

“Nuk është e njëjta eksperiencë kur pi një gotë gjysmë krikëll, me një gotë të plotë birre nëse flasim për Guiness”.

“E di që njerëzit nuk e kanë me të keq por kemi vetëm dhjetë tavolinë këtu, dhe nuk na leverdis të shesim gjysma krikëllash”.

FOTO GALERI
1/3
Bittles tha: “Një djalë hyri brenda në bar dhe porositi një koka-kola, por një gotë koka-kola nuk funksionon me mua”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA