
Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit ka nisur me vonesë, pas disa problemeve që patën në dorëzimin e kutive të votimit.
Për këtë arsye deri më tani është numëruar një shifër shumë e ulët, ku rezulton vetëm 16.96%. Tashmë numërimi i kutive të votimit është bërë vetëm në 62 qendra votimi nga 342 në total.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rezulton se kandidatja e PS-së ka deri më tani një total votash prej 57.20%.
Më pas rivali i saj, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka një shifër votash prej 42.80%.
-Emiriana Sako, PS-8261 vota
-Igli Cara, BF-6182 vota
Në këtë bashki ka pasur problematika edhe gjatë ditës, kur po zhvillohej procesi i votimit, pasi është regjistruar sherr mes mbështetësve të kandidatëve.
Top Channel