Dosja ‘Epstein’/ Zhduken 16 imazhe nga faqja e internetit e Departamentit amerikan të Drejtësisë, mes tyre fotoja e Trump. Demokratët kërkojnë transparencë 21/12 19:16
Pas orësh të tëra nga përfundimi i procesit të votimit, ka nisur më në fund në orët e mëngjesit të së hënës, numërimi i votave për bashkinë e Kavajës.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, thuhet se nga numërimi i kutisë së parë të ka dalë në avantazh kandidati i PS-së Redian Kralen me 62.50%, që e përkthyer në shifra janë 65 vota.
Sakaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qofja ka marrë 37.50% ose 39 vota. Në Kavajë janë gjithsej 92 Qendra Votimi.
Top Channel