Ndërpritet numërimi/ Në Gjirokastër dhe Tepelenë kryeson deri më tani Partia Socialiste
15/05/2023 08:10
Në Gjirokastër dhe Telepenë është ndërprerë votimi për të rifilluar më vonë.
Në Gjirokastër janë numëruar 22 kuti nga 67 deri në orën 4:00 dhe numërimi do të rifillojë në orën 11:00. Deri më tani kryeson Flamur Golemi i Partisë Socialiste me 77.21% duke siguruar 3907 vota.
Ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Dorian Lani me 22.79% duke siguruar vetëm 1153 vota.
Në Tepelenë kryeson Partia Socialiste me diferencë të lartë. Procesi është ndërprerë dhe do të rifilloje në orën 10. Janë numëruar shumica e kutive.
Tërmet Peçi i Partisë Socialiste kryeson me 4088 vota dhe 82.67%, kundrejt Baftjar Imerit i “Bashkë Fitojmë” me 511 vota, dhe Sokol Gugës i Partisë Demokratike me 346 vota.
Top Channel