Ka përfunduar votimi në Memaliaj dhe Dropull.

Në Memaliaj ka mundur të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me diferencë të ngushtë votash.

Fitues është shpallur Albert Malaj me 2580 vota.

Drejtuesi aktual i bashkisë, Gjolek Guci i Partisë Socialiste nuk mundi të fitojë sërish mandatin duke marrë me diferencë të ngushtë 2368 vota, me 212 vota më pak.

Gjuci ka siguruar 47.75% të votave ndërsa Malaj 52.25%.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS, Dhimitër Toli, ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Thanas Maneka i Bashkë Fitojmë ka marrë 679 vota ndërsa Kosta Garo i Partisë Demokratike ka vetëm 177 vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA