Me ritme të ngadalta numërimi në Durrës/ Sako me diferencë prej 2 mijë votash ndaj Carës
15/05/2023 06:15
Ka vijuar me ritme të ngadalta numërimi i kutive të votimit në Bashkinë Durrës, krahasuar me bashkitë e tjera në rang vendi.
Në përditësimin e minutave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar vetëm 62 qendra votimi nga 342 në total.
Me një diferencë të ngushtë prej 2 mijë votash deri më tani kryeson Emiriana Sako me 56% të votave (8810), pasuar nga Igli Cara i “Bashkë Fitojmë” me 43% (6648).
Rezultati mund të rrëzohet për shkak të numrit të lartë të kutive ende të pahapura.
Top Channel