Me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste fiton Bashkinë Këlcyrë
15/05/2023 06:58
Edhe pse me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste ka fituar bashkinë Këlcyrë.
Sapo ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Bashkinë Këlcyrë, ku kandidati Klement Ndoni i Partisë Socialiste ka marrë zyrtarisht kreun e bashkisë.
Klement Ndoni ka marrë 49.33% të votave me 2018, pasuar nga kandidati Arjan Kasaj me 47.32% prej 1936.
Më pak vota ka marrë kandidati i Partisë Demokratike, Adriatik Spahiu me 137 vota.
Top Channel