Në Kuçovë rezultati është i ngushtë mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Bashkë Fitojmë” kryeson me 38 vota.

Lefter Maliqi ka arritur të sigurojë 5159 vota ndërsa Kreshnik Hajdari i PS-së 5121 vota.

Ndërkohë në garë është edhe kandidati i Partisë Demokratike, Ilirjan Koxhaj, i cili nuk përbën rrezik, me 522 vota.

Numërimi bëhet në KZAZ-ë kryesore.

320 vota rezultojnë të pavlefshme, ku nga 65 kuti janë numëruar deri më tani 39 kuti.

Ritmet janë të shpejta, qytetarë janë duke pritur me padurim për reuzltarin final.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA