Nga 22 qendra votimi të numëruara deri më tani në Himarë nga 36 gjithsej, gara duket tepër e ngushtë.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara, kandidati i Partisë Socialiste është vetëm 128 vota para kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerit i cili ndodhet i arrestuar për akuzën e blerjeve të votave.

Kandidati Jorgo Goro ka gjithsej 2454 vota ndërsa Beleri ka siguruar 2326 vota.

Rezultati pritet të rrëzohet nga momenti në moment ose kandidati i PS do thellojë epërsinë, kjo vare nga kutitë e pahapura ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA