Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, sugjerojnë se partia socialiste në pushtet, e cila ka mbajtur gjithashtu 60 nga 61 bashkitë në katër vitet e fundit, do të sigurojë një fitore dërrmuese, thotë Euractiv.

Zgjedhjet e fundit vendore në vitin 2019 u bojkotuan nga opozita me akuzat e blerjes së votave dhe frikësimit të votuesve. Kjo, thuhet në shkrim, rezultoi në pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve në historinë e demokracisë shqiptare dhe një fitore për socialistët.

30.9% e vendos Euractiv nivelin e pjesëmarrjes.  Shumë e ulët duket ka qenë pjesëmarrja e atyre që votonin për herë të parë, vetëm 13.5%, çka nënkupton një problem me angazhimin e të rinjve në këtë proces.

Menjëherë pas mbylljes së votimit, Rama postoi një foto të parashikimit të tij të rezultateve; 50 komuna partisë së tij dhe 11 të partive opozitare. Me numërimin e votave gjatë natës, vetëm një pjesë e vogël e komunave kanë shpallur rezultate të plota ose të pjesshme.

Në kohën e postimit, PS-ja udhëhiqte në të gjitha bashkitë përveç tetë bashkive me fitore të papritura dhe kryeson në bastione të mëparshme të opozitës si Tropoja, Kukësi dhe Dibra në veri. Në kryeqytetin e Tiranës, kandidati socialist dhe kryebashkiaku në detyrë Erion Veliaj duket se do të fitojë një mandat të tretë, duke lënë pas dukshëm kandidatët e opozitës.

Partia Socialiste kryeson edhe në zona kyçe si Durrësi, Vlora, Korça, Gjirokastra dhe Fieri.Partia Demokratike, e vuajtur nga një ndarje e thellë në bazën e votuesve dhe e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, duket se ka përjetuar një disfatë të konsiderueshme, duke regjistruar performanca njëshifrore në shumë bashki, të ngjashme me partitë më të vogla të pavarura.

Gjatë ditës nuk u raportuan incidente të rënda, vazhdon shkrimi, përveç disa përleshjesh të vogla e një sërë parregullsish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA