Diferencë e thellë në Shijak, kandidati Partisë Socialiste ka marrë më shumë se 79.5 % të votave
15/05/2023 04:25
Ka disa orë që ku ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Shijakut, ku deri më tani kryeson me një diferencë të thellë kandidati i Partisë Socialiste.
Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Elton Arbana kryeson me 79.57 % të votave. Më pas kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e pason më 20.43% të votave.
Deri më tani janë numëruar 18.52% të totalit të kutive të votimit në të gjithë qytetit.
-Elton Arbana, PS-1955 vota (79.57%)
-Rezeart Tusha, BF- 502 vota (20.43% )
Top Channel