Teksa 63.3% e kutive janë numëruar në Bulqizë, 5327 qytetarë kanë votuar për Festime Mjeshtrin e PS-së ndërsa 3465 qytetarë kanë votuar për Defrim Fikun e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

30.3% e votave janë numëruar në Dibër, ku sipas rezultateve të deritanishme kandidati Partisë Socialiste Rahim Spahiu ka marrë totalin më të madh të votave prej 6088, kandidati i “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka ka marrë 2272 vota, ndërsa Naim Gazidede i Partisë Demokratike ka marrë në total 475 vota.

Në të dyja këto bashki deri më tani kryeson Partia Socialiste, megjithatë pritet të përfundojë numërimi për një rezultat më të saktë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA