Bastion i të djathtës, thyhet Shkodra! Benet Beci kryeson me 60% ndaj Bardh Spahisë
15/05/2023 05:14
Vijon procesi i numërimit në Shkodër, ku duket se kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci po fiton bindshëm ndaj Bardh Spahisë.
Shkodra një bastion i djathtë i cili që prej fillim viteve 90 është udhëhequr nda demokratët, shanset që të shkojë majtas në këto zgjedhje janë të mëdha.
Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeson Benet Beci me 60%, 5805 vota.
Me një diferencë prej 2 mijë votash më pak, kandidati Bardh Spahia ka marrë besimin e 39% të votuesve me gjithsej 3758 vota.
Aktualisht janë numëruar 41 qendra votimi nga 247 gjithsej, por nuk dihet nëse mund të përmbyset dot rezultati i deritanishëm.
Top Channel