Pas përfundimit të procesit të votimit ka reaguar presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i cili kërkon që të nisë përkushtimi për numërimin.
Teksa falënderon shqiptarët për votat e tyre, ai kërkoi që të përfshihen të gjithë për të bërë një numërim të ndershëm dhe më përgjegjshmëri.
Postimi i plotë në “Facebook”:
Falenderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.
Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.
Votuesit shqiptarë folën!
Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë.
Top Channel