Votuan bashkë për herë të parë, dy vëllezërit nga Lushnja: Nuk ka intereson vota, kemi ardhur me mik 

14/05/2023 18:52

Dy vëllezër votuan sot për herë të parë të parë në Lushnjë, në gjimnazin “18 Tetori”.

Megjithatë, nuk ishin të informuar me rregullat e procesit të votimit, pasi qëndruan së bashku më dhomën e fshehtë. Ata tregojnë se për ta nuk ka rëndësi vota pasi kanë votuar me mik.

Indiferentë ndaj kësaj shkeljeje u treguan komisionerët e qendrës së votimit.

Votoni për herë të parë?

Gjimnazisti: Po, për herë të parë.

Sa e rëndësishme është për ju vota?

Gjimnazisti: Nuk është aspak kemi ardhur me mik, nuk është se na intereson shumë.

Ju shkuat të dy në kutinë e votimit për të votuar së bashku, e di që nuk lejohet?

Gjimnazisti: Pse?

Nuk lejohen dy persona, vota është e fshehtë.

Gjimnazisti: Nuk ka lidhje ka ne jemi vëllezër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA