Teksa ekipi i Top Channel ndoqi nga afër procesin zgjedhor në Mallakastër, gazetarja Kristi Gongo tregoi historinë e një 63-vjeçareje.

Pushime Abazaj jeton 30 minuta larg qendrës së votimit, ajo lëviz drejt njësisë administrative Fratër që është pjesë e Mallakastrës.

Ekipi i Top Channel e shoqëroi të moshuarën drejt ambientit ku do të kryhej votimi dhe më pas ndoqën procesin.

“Shumë e vështirë por megjithatë e kam marrë parasysh. E lash çdo gjë prapa për të ardhur për të ushtruar të drejtën e votës. Votova, nuk më ngelet peng gjë”, deklaroi ajo.

Rasti i 63-vjeçares nuk është i izoluar, ka plot raste ku vendbanimi nuk përkon me qendrat e votimit. Ata detyrohen të ecin për minuta të tëra për të ushtruar të drejtën e votës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA