Ish-presidenti i uroi Ditën e Nënës vetëm nënave të ‘fashistëve të majtë radikalë’
Teksa në vendet perëndimore u shënua sot Dita e Nënës, Donald Trump postoi një urim të çuditshëm për të celebruar nënën, duke iu drejtuar atyre të kampit të tij rival politik.
Por teksa tentonte të godiste administratën demokrate, të cilën e quante “fashistë të majtë radikalë”, kritikët vërenin se ai harroi të përmendte gruan e tij Melania, nënën e djalit të tij më të vogël Barron.
Ish-presidenti shkruante në rrjetin e tij Truth Social: “Gëzuar ditën e nënës të gjithëve, veçanërisht nënat, gratë dhe të dashurat e Radikalëve të Majtë fashistë, marksistë e komunistë që po bëjnë gjithçka kanë në dorë për të shkatërruar e fshirë vendin tonë, dikur të madh”.
Trump vazhdonte më tej: “Juve ju lutem t’i bëni pak më inteligjentë e të sjellshëm këta të çmendur, në mënyrë që ne ta bëjmë Amerikën Përsëri të Madhe!!!”
Megjithëse ishte një urim i pazakontë, Trump nuk ishte i vetmi që u kujtua për ditën e nënës, teksa dhe figura të tjera bënin urimet e tyre në rrjet.
Ish-presidenti Obama shkruante: “Gëzuar ditën e Nënës! Shpresoj që të gjithë të vlerësojmë nënat dhe figurat e nënave në jetën tonë, pasi ka të tjerë që i merr malli për të tyret”.
Rivali republikan i Trump, guvernatori i Florida Ron DeSantis, gjithashtu i bënte homazh të shoqes, Casey.
“Madison, Mason e Mamie jeni me fat që keni nënën më të mirë në botë – Casey DeSantis. Falemnderit për atë që bën për familjen tonë!”
Ish-zv. presidenti Mike Pence vlerësonte gruan e tij Karen, nënën e tij Nancy, si dhe bijën e thjeshtrën e tij që janë bërë nëna së fundmi.
Ndërsa çifti Biden kaluan fundjavën në plazhin Rehoboth Beach, në Delaware, nga ku bënin urimet e tyre: “Të gjitha nënave kudo i urojmë gëzuar ditën e nënës.”
Top Channel