“Sot flasin qytetarët”, kryebashkiakja e Lushnjës voton së bashku me bashkëshortin e saj

14/05/2023 09:23

Kryebashkiakja e Lushnjës, kandidate e Partisë Socialiste për një mandat tjetër në krye të bashkisë, ka votuar në orën 09:00 në qendrën e votimit në shkollën Fier Shegan, së bashku me bashkëshortin e saj.

“Sot është dita kur ne projektojmë Lushnjën e katër viteve të ardhshme, prandaj është thelbësore që qytetarët e Lushnjës të ushtrojnë të drejtën e votës të lirë dhe të qetë për njeriun dhe ekipin që do t’i drejtojë. Politika sot hesht.

Sot flasin qytetarët, të cilët meritojnë të drejtohen me dinjitet, integritet dhe vizion. Prandaj u bëj apel të gjithë qytetarëve të Lushnjës të shkojnë në qendrat e votimit për ta kthyer këtë të diel në një festë demokracie.

Më vjen mirë që fushata ka kaluar me shumë qytetari, deri në këto momente edhe votimi. Jam e bindur që lushnjarët këtë qytetari do ta tregojnë edhe sot, deri në numërimin e fletës së fundit të votimit”, u shpreh Sefa në deklaratën e saj për mediat.

Në njësinë administrative Fier Shegan të bashkisë Lushnjë janë 12 qendra votimi  dhe numërohen 7784 qytetarë me të drejtë votë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA