Pjesëmarrja e votuesve në Kukës, raportohen probleme me internetin në disa zona

14/05/2023 11:01

Në Kukës nuk është raportuar ende për incidente në procesin e votimit.

Por, probleme raportohen në zonat më vështirë të arritshme, ku ka pas probleme me internetin dhe vazhdon të ketë. Problem në Kukës ka paraqitur edhe ndërprerja e energjisë elektrike.

Në Bicaj, njësi administrative në Kukës, ka probleme me sistemin elektronik të verifikimit që në mungesë të internetit shkakton vonesa. Në këtë qendër kanë njoftuar se në raste të tilla kanë kaluar në mënyrë manuale të verifikimit.

Në Tropojë nuk raportohet për probleme me sistemin, megjithatë merret vesh që në disa zona ka mungesë të internetit që shkakton vonesa.

Në Has, raportohet se gjithçka po shkon në rregull.

-Në Kukës pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8.99% ose 2686 votues nga 45,828.

-Në Has pjesëmarrja është 10.41% ose 1080 nga 16543.

-Në Tropojë, 9.75%, 993 nga 22285.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA