Persona të paautorizuar në qendrat e votimit në Vorë, policia në godina

14/05/2023 15:26
Foto ilustruese

Një situatë paksa tensionuese u raportua në Vorë.

KZAZ ka kërkuar që të largohen nga qendrat e votimit personat të cilët nuk kanë autorizim për të qëndruar.

Si rezutat kanë njoftuar policinë e cila ndodhet jashtë godinës, aty ku edhe ndodhen qendrat e votimit.

Në Vorë deri më tani ka pasur një pjesëmarrje prej 29.33% dhe kanë votuar 4770 persona nga 16261 gjithsej.

Ndryshe nga vendet e tjera tri bashki, përkatësisht Kamza, Vora dhe Elbasani, po zhvillojnë një proces votimi dhe numërimi në mënyrë elektronike.

Ajo që do të mundësojë ky proces elektronik në këto bashki është dalja e rezultatit vetëm 30 minuta pas mbylljes së procesit zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA