Përfundon procesi i votimit/ Pjesëmarrje e ulët, KQZ: Në zgjedhje morën pjesë 1.1 milion votues

14/05/2023 19:47

Pothuajse në të gjitha bashkitë ka përfunduar procesi i votimit dhe sipas shifrave nga KQZ numri i votuesve ka qenë 1.1 mln në rang vendi.

Teksa të dhënat pritet të përditësohen sërish, pjesëmarrja është e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2021 janë 560 votues më pak.

Pjesëmarrja e deritanishme pa përditësimin e 710 qendrave të votimit që nuk përcjellin të dhëna, është 30.09%

Votuesit që kanë lënë shenjat e gishtërinjve janë në masën 94.04%

Një shifër zhgënjyese për votuesit për herë të parë, janë 16.576 me një pjesë marrje të ulët prej 13.5%.

Pas pak, rezultatet e tre bashkive, Kamëz Elbasan dhe Vorën priten të shpallen nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA