Në Kamëz simpatizantë të Partisë Socialiste kanë nisur festën pasi në dy qendra votimi ka dalë fitues kandidati Rakip Suli.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga Kamza se po mblidhen rezultat e 133 qendrave dhe do dalë një rezultat final. Në dy qendra votimi ku ka dalë rezultati, edhe pse pjesë marrja ka qenë e ulët, me shumicë votash ka dalë Rakip Suli i cili pretendon për mandat të dytë

Ndërkohë ka nisur te festohet me fishekzjarre dhe qytetarë që lëvizin me automjete, ndërsa të dyja kampet flasin për fitore ndërsa pas disa minutash pritet që të shpallet fituesi zyrtar nga të gjitha qendrat e votimit të Kamzës.

Policia është në gatishmëri pasi ka forca të FNSH dhe “Shqiponjat” duke ruajtur qendrat e votimit por edhe rendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA