Ministrja Bora Muzhaqi nga Partia Socialiste e Shqipërisë tha se KQZ duhet t’i kërkojë një ndjesë publike të gjithëve qytetarëve që u larguan për mos funksionimin e pajisjeve të identifikimit.
Muzhaqi: Për fat të keq kjo ditë nisi me ngërçin e krijuar nga KQZ-ja për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve elektronike të identifikimit. E pabesueshme që KQZ-ja të mos testonte dhe siguronte funksionim e pajisjeve në çdo qendër qysh minutin e parë të këtij raundi zgjedhor. Edhe më keq akoma ishte hezitimi i KQZ për të zgjidhur këtë ngërc dhe fillimin e votimit në qendrat e bllokuara. Kjo solli edhe largimin e shumë zgjedhësve, na vjen tmerrësisht keq për këtë edhe KQZ duhet ti kërkojë një ndjesë publike të gjithë atyre që u larguan, për këtë dështim të saj për nisjen në çdo qendër, të gjithëve atyre që nuk arritën të votojnë në orët e para të mëngjesit të rikthehen gjatë ditës. Thirrja jonë është votoni votoni votoni.
Top Channel