Mbyllja e procesit të votimit në Përrenjas dhe Gramsh, pjesëmarrja në dy bashkitë mbi 44 %
14/05/2023 20:37
Teksa procesi i votimit është mbyllur në Bashkitë Përrenjas, Librazhd, Cërrik dhe Gramsh, rezulton se në proces kanë marrë pjesë mbi 40 %.
Në KZAZ 53, Bashkia Përrenjas morën pjesë 11,254 votues që do të thotë 44.2%.
Bashkia Librazhd, përkatësisht KZAZ 52, u paraqitën 14.607 votues rreth 43.9 %.
Ndërsa në Cërrik, KZAZ 46, morën pjesë 12,235 persona. Bashkia Gramsh pati një pjesëmarrje prej 44.78%, në KZAZ 51.
Top Channel