Mbyllet procesi i votimit në Bulqizë. Gazetari i Top Channel, Dëfrim Karaj raporton se së shpejti pritet dorëzimi i materialeve zgjedhore për numërim.
Në Dibër kanë votuar 43.50% e personave me të drejtë vote, në Bulqizë 45.44%, në Klos 48.59%, ndërsa në Mat 42.37% e personave me të drejtë vote.
Zgjedhjet vendore të së dielës së 14 majit u karakterizuan nga një proces i qetë, pa incidente serioze. Pjesëmarrja e votuesve është e ulët se në ato të vitit 2021 dhe kjo nisi që në mëngjes pasi procesi filloi me probleme serioze në funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. E gjitha solli ikje të njerëzve që ishin në qendrat e votimit për të votuar.
Pjesëmarrja 29.02% në votime pa 710 QV ku nuk funksionon pajisja PEI. Votues për herë të parë 15.854%. Ka një pjesëmarrje të ulët të të rinjve, rreth 12.9%. 1.866.477 zgjedhës ishin në total në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për herë të parë.
Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora.
Top Channel