
Murrizi me sytë nga SPAK! Anëtari i Këshillit Kombëtar akuza PD për opozitë selektive, kandidat nëse hapet gara për kryetar
18/08 20:06
Një votues në KZAZ Nr.20 në Fushë-Krujë është konfliktuar me një anëtar të komisionit.
Sipas policisë personi E.K i cili kishte shkuar për të votuar në këtë qendër, ka debatuar me anëtarin e komisionit I.K dhe më pas e ka goditur atë me grusht për radhën e votimit.
Votuesi E.K është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Menjëherë pas normalizimit të situatës, punonjësit e policisë janë larguar nga qendra e votimit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel