Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të Qarkut Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë sërish në një deklaratë për shtyp nga selia rozë për shpalljen e një tjetër fituesi për zgjedhjet vendore 2023. Rakip Sulit në Kamzë.
Sipas Veliajt, pas 33 vitesh, PS “e fitoi me meritë Kamzën që do të ecë përpara.”
Kryebashkiaku i Tiranës shoqërohej nga kandidati fitues për Kamzën, Rakip Suli si dhe drejtuesja e PS-së për Kamzën, Lindita Nikolla. Kjo e fundit falenderoi qytetarët për qetësinë dhe qytetarinë që treguan ditën e sotme.
Sakaq, për Rakip Sulin sot qytetarët e Kamzës i dhanë mesazhin e qartë Shqipërisë “që nuk janë pronë e askujt.” Duke zgjedhësit për besimin që i kanë dhënë, duke e zgjedhur edhe një tjetër mandat në krye të bashkisë, Rakip Suli u shpreh: “Nder dhe privilegj që mu dha mundësia nga kreu i qeverisë Edi Rama të kandidoja për herë të dytë për bashkinë e Kamzës”.
Kandidati i PS, Rakip Suli, ka marrë deri më tani 60.55% të votave. Ndërkohë, sipas të dhënave të KQZ, PS po fiton shumicën e anëtarëve të këshillit bashkiak të Kamzës. Nga numërimi i deri më tanishëm i votave në 111 qendra votimi, nga 133 në total, PS ka marrë 20 mandatë për këshillin bashkiak, ndërkohë ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 11 mandate, më pas PD me 3 mandate, PSD me 2 mandate, dhe me nga 1 mandat PAA, PR, ALD, FRD, AKD.
Top Channel