25/11 18:32
Një ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ka nisur shpërndarja e kutive të votimit dhe bazës materiale në KZAZ-të për 49 qendra votimi në Bulqizë.
Në garë për Bashkinë Bulqizë janë kandidatët: Defrim Fiku nga koalicioni “Bashkim për Fitore” dhe Festime Mjeshtri nga radhët e Partisë Socialiste.
Ditën e diel në orën 7:00, votuesit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.
Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.
Top Channel