Në ambientet e Gjykatës së Vlorë ku ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerit, ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë.

Pasi ka komunikuar me avokatin e Belerit, ambasadorja greke Konstantina Kamitsi është lejuar të hyjë në ambientet e gjykatës për të ndjekur seancën, dhe masën e sigurisë ndaj Fredi Belerit.

Burime policore i thanë Top Channel ditën e djeshme se videot ku duken provat ndaj Fredi Belerit për blerje votash i janë treguar ambasadores greke në Shqipëri gjatë vizitës së saj në drejtorinë e policisë së Vlorës, ndërsa burime pranë ministrit të Jashtëm grek, thanë se edhe zoti Dendias është njohur me provat filmike.

Nuk dihet nëse politika greke do të vazhdojë me deklaratat e ashpra ndaj Tiranes, apo do të preferojë t’i referohet drejtësisë duke ulur tonet dhe vijimin normale të marrëdhënieve dypalëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA