Teknika mini-invazive për ndërhyrjet kirurgjikale të valvulës së aortës është kthyer në një procedurë standarde edhe për mjekët në vendin tonë.

Kardiokirurgu Selman Dumani tregon se në rastet e paraqitura që kanë pasur nevoje për ndërhyrje kirurgjikale  tashmë përdoret edhe  kjo lloj teknike, njëjtë si në shumë vende të botës.

Ne prej vitesh si ekip kemi futur teknikat e reja të kirurgjisë mini-invazive të valvulës së aortës edhe mund të them me bindje që si klinik mund ti realizojmë këto teknika dhe  e kemi bërë një standard. Kjo lloj teknike është teknikë që ka një hapje më të vogël të plagës operatore në raport me teknikat standarde ku hapja është e të gjithë dërrasës së kraharorit. Janë kryer më pak se 100 raste, por janë të mjaftueshme për të thënë që kjo teknike është tashmë një teknikë standarde. Lidhur me kirurgjinë e valvulës mitrale me këtë lloj teknike pra hapjen mini-invazive, ne të gjithë si ekip po mundohemi akoma ta shtyjmë përpara këtë lloj teknike për ta bërë dhe këtë një teknikë standarde”, –shprehet Selman Dumani, kardiokirurg QSUT.

Mjeku shpjegon se më këtë lloj teknike pacienti ka një kohë më të shkurtër rikuperimi.

Të gjitha letrat e botuara lidhur më këtë topik referojnë për një rikuperim shumë të lehtë post-operator pra mbas operacionit të sëmurit, edhe evente klinike më të pakta të sëmurit. Ndërkohë që i sëmuri ndihet më mirë psiko-emocionalisht dhe një vlerë e shtuar padyshim është edhe ana estetike e të sëmurit mbas operacionit”.-shton kardiokirurgu.

Kjo teknikë thonë mjekët mund të kryhet në të gjitha moshat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA