Nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje, mbërrin në ambientet e Gjykatës së Vlorës Fredi Beleri

13/05/2023 11:16

Mbërrin në ambientet e gjykatës së Vlorës, Fredi Beleri.

Top Channel mëson se para gjykatës së Vlorës ka forca të shtuara policie, kryesisht civilë. Ndërkohë të pranishëm për të pritur Belerin janë banorë të Himarës apo edhe të afërt të tij, megjithëse shumë të paktë në numër.

Seanca ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkimi Fiton” ka nisur që prej orës 11:15 dhe burime për Top Channel bëjnë me dije se Prokuroria pritet që të kërkojë ‘arrest me burg’ ndaj tij, pas arrestimit si i dyshuar për blerje votash.

Ditën e djeshme kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule zhvilloi mitingun përmbyllës për Belerin në Himarë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në arrestimin e kandidatit. Sipas Dules, rrethanat në të cilat u përfshi Beleri janë sulm i pastër politik për pengimin e procesit elektoral.

Ndalimin e Belerit nën dyshimin e shit-blerjes së votave, vetë kreu i qeverisë nuk e ka përdorur si një ngjarje për të fërkuar duart. Duke kërkuar mos-politizimin e çështjes, Rama tha se fjalën e fundit duhet ta thotë drejtësia. Vetë Berisha, e konsideroi ngjarjen “hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime”, ndërsa për Greqinë fqinje “nëse nuk ka prova të pa kontestueshme, arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve përbën një skandal të vërtetë”.

Lexo edhe: Arrestimi i Fredi Belerit/ Gjykata e Vlorës jep sot masën e sigurisë, Prokuroria pritet të kërkojë “arrest me burg”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA