Masa ndaj Fredi Belerit/ Vangjel Dule mbërrin në Gjykatën e Vlorës, kërkon të hyjë në seancë

13/05/2023 11:45

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj Fredi Belerit.

Pasi ka mbërritur në Gjykatë, Dule ka kërkuar për të ndjekur nga afër seancën ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën, por nuk është lejuar.

Seanca ndaj tij ka nisur që prej orës 11:15 dhe burime për Top Channel bëjnë me dije se Prokuroria pritet që të kërkojë ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin i cili u arrestua dje si i dyshuar për blerje votash.

Ditën e djeshme Dule zhvilloi edhe mitingun përmbyllës në Himarë për Belerin, ku akuzoi kryeministrin Rama si të përfshirë në arrestimin e kandidatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA