Kapen 16 mijë dollarë dhe 2 mijë euro të padeklaruara në Rinas, 37-vjeçar nga Egjipti po tentonte të ikte nga Shqipëria

13/05/2023 11:12

Një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara janë sekuestruar në Rinas.

Shërbimet kufitare të Rinasit kanë kontrolluar një 37-vjeçar nga Egjipti, të cilët iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë, 16 000 dollarë dhe 2000 euro.

Paratë ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. A., 37 vjeç, banues në Egjipt.

Shuma e parave iu sekuestrua 37-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA