Një 33-vjeçar në Tiranë ka grabitur kasafortën e babait të tij brenda në banesë.

33-vjeçari E.S., ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Kasaforta” nën akuzën e grabitjes.

Paratë dhe bizhuteritë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia thotë se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA