BE “ul tonet” me Kinën/ Marrëdhëniet “të rikalibrohen”, SHBA kërkon afrim

13/05/2023 17:13

Ministrat e jashtëm të BE-së mblidhen për një takim dy ditor në Stokholm me dy çështje të mëdha gjeopolitike në krye të axhendës: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe marrëdhëniet me Kinën.

“Kina do të jetë tema kryesore sot” ka pohuar përpara para takimit joformal shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.

Autoriteti i BE për Politikën e Jashtme ka përgatitur një dokument për marrëdhëniet e BE me Pekinin, për të arritur në një pozicion të përbashkët të BE. Këto diskutime do të përgatisin takimin e Këshillit të BE në fund të qershorit, i cili do të “rikalibrojë” marrëdhëniet me Kinën.

Të premten në mbrëmje, Borrell tha se ministrat e kanë përshëndetur dokumentin. Që në vitin 2019, BE i përcakton marrëdhëniet me Kinën në trekëndëshin partnere, konkurrente, rivale sistemi. Në këtë pikë nuk priten ndryshime. Në dokumentin e brendshëm të BE, të cilin e ka në dorë Deutsche Welle, BE thekson, se varet nga sjellja e Kinës kundrejt BE, se si do të balancohen këto tre aspekte.

Edhe më tej theksohet se bashkëpunimi me SHBA është i pazëvendësueshëm. Në këtë linjë u shpreh edhe kancelari Scholz në fjalimin e tij para Parlamentit Europian këtë javë. Shtetet e Bashkuara po kështu po shfaqin një qasje të zbutur këto ditë ndaj Kinës.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan i tha këshilltarit kinez për politikën e jashtme, Wang Yi gjatë bisedimeve në Vjenë se administrate Biden kërkon të kapërcejë tensionet që shkaktoi mes dy vendeve episodi it ë ashtequajtues balonë spiune.

Edhe pse as Washingtoni, e as Pekini nuk e mediatizuan shumë takimin më shumë se tetë orësh mes Sullivan dhe Wang, zyrtarët amerikane pohuan më vone së bisedimet mes tyre kishin qenë të ngrohta e konstruktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA