Foto ilustruese

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kallëzua penalisht nga një 24-vjeçare se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me iniciale A. Rr., banues në Lushnjë, është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA