Paris Saint-Germain triumfon me rezultatin 5-0 ndaj Ajaccio në takimin e raundit të 35-të të Ligue 1 dhe afrohet gjithmonë e më shumë me titullin kampion të sezonit 2022-2023, më saktë është vetëm tri pikë larg festës së trofeut.
PSG dominoi gjithë sfidën, ndërsa zhbllokoi sfidën në minutën e 22’ me Ruiz.
Vetëm 11 minuta më pas do të ishte Hakimi ai që do të shënonte, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të Galtier, për ta mbyllur këtë fraksion me rezultatin 2-0.
Ndërsa vetëm dy minuta pas nisjes së pjesë së dytë, i asistuar nga Ekitike, Mbappe do të realizonte golin e tretë për skuadrën e Paris Saint-Germain, por sulmuesi francez nuk u ndal me aq, pasi në minutën e 54’ Kylian bëri “poker”.
Megjithatë një autogol i Youssouf në minutën e 73-të do ta çonte rezultatin e këtij takimi në 5-0.
Si të mos mjaftonin golat, Hakimi do të merrte karton të kuq dhe të linte parisienët me 10 lojtarë në minutën e 77’, teksa në minutën e 80’ Mangani u ndëshkua me të kuq, duke bërë që të dyja skuadrat të mbesnin me nga 10 lojtarë.
Pas javës së 35-të PSG kryeson me 81 pikë, gjashtë më shumë se Lens i vendit të dytë, teksa Ajaccio renditet në vend të 18-të me 23 pikë./ Super Sport
Top Channel