Këshilltari i “Bashkë Fitojmë” Alfred Lela, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka komentuar përfshirjen e artistëve në politikë, ku në lidhje me pozicionimin e Çiljetës nga PS-ja tha me ironi se nuk përbën problem megjithëse kur ishte në krahun e Berishës pamja ishte tjetër.

Ai tha se artistët kanë një tendencë për të shkuar në krahun e pushtetit.

Në lidhje me posterin e Belind  Këlliçit për fushatën zgjedhore ku ai shfaqet me dy gishtat e mesit, Lela tha se e ka mbështetur në këtë ide madje edhe Berisha ka qenë dakord.

A ju erdhi keq PD-së për ikjen e Çiljetës?

Lela:Vdiqëm fare. Bota nuk ka lindi sot nuk fillon sot, nëse kthehemi mbrapsht në kohën kur PD-ja ishte në pushtet, pamja ishte tjetër. Kishte artistë në atë anë, ka një tendencë për të shkuar nga pushteti a është mirë a është keq është tjetër diskutim. Kjo tregon diçka për politikën ndoshta, për artistët apo për ne që I komentojmë, ta vendosë publiku se çfarë tregon.

Ti ia mësove ato gishta Belindit?

Lela: E kam ngrënë unë “Dajakun” e atyre gishtave, pra reagimet, por është një ide që unë e kam mbështetur por nuk ia kam dhënë unë. Berisha ka qenë pro tyre. Nuk janë hequr pankartat është një fake neës.Nëse ka një shashkëxhi me disa Oscar është Erion Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA