Miliarderi britanik i teknologjisë ekstradohet në SHBA për blerjen $8 miliardëshe të kompanisë (fotot)

12/05/2023 18:08

Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch është ekstraduar drejt SHBA për t’u përballur me akuza kriminale biznesi, të cilat i mohon.

Krijuesi i kompanisë së programeve kompjuterike Autonomy, i njohur më parë si ‘Bill Gates i Britanisë’, do të dalë në gjyq për akuza si mashtrim financiar e pastrim parash, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm.

Zhvillimi vjen një muaj pasi ai humbi apelin në një betejë ligjore katër-vjeçare kundër ekstradimit.

Ministria britanike thoshte: “Më 21 prill gjykata e lartë refuzoi të drejtën për apelim të zotit Lynch prandaj për të aplikohet afati normal statutor 28 ditor për ta dorëzuar te SHBA.”

‘Dr Lynch është ekstraduar te SHBA më 11 maj’, shtonin zyrtarët britanikë.

Kushtet e lirisë me kusht parashikojnë që ai të qëndrojë në një adresë të vetme në San Francisco të ruajtur me roje sigurie që duhet të paguajë ai vetë.

Lynch, nga Suffolk në veri lindje të Britanisë ka mohuar gjithmonë shkeljet e pretenduara, për të cilat mund të përballet me 20 vjet burg.

Ai që më parë ngrihej lart nga akademikët e politikanët për krijimet e programeve dhe hulumtimet në Universitetin Cambridge, tashmë prej një dekade luftonte ekstradimin në SHBA në lidhje me blerjen e një dege të grupit teknologjik HP.

Disa muaj pas mbylljes së marrëveshjes nisën problemet teksa HP uli vlerën e grupit Autonomy me më shumë se 8 miliardë dollarë e më vonë paditi kreun e saj financiar Sushovan Hussain në Londër.

Në padi, një gjykatës britanik vendosi në janar 2022 se Lynch kishte manipuluar vlerën e grupit të tij Autonomy, për përfitime tregtare.

Por Lynch tha se grupi amerikan HP nuk dinte çfarë të operonte me kompaninë e blerë Autonomy, pasi nuk kuptonte teknologjinë e saj.

Por gjithsesi SHBA ngriti akuza kriminale kundër Lynch për mashtrim bankar dhe aksionesh burse.

Lynch refuzoi dje në SHBA të gjitha 17 akuzat dhe seanca e ardhshme është caktuar më 19 maj

Pasuria e tij llogaritet në $450milionë nga gjykatat amerikane.

Në vitin  2019, një ish-koleg i Lynch, Hussain, u dënua për mashtrim të ngjashëm financiar në SHBA dhe u dënua me pesë vjet burgim.

FOTO GALERI
1/4
Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch është ekstraduar drejt SHBA për t’u përballur me akuza kriminale biznesi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA