Kina dhe Evropa të kundërshtojnë së bashku mentalitetin e Luftës së Ftohtë, thotë ministri i jashtëm kinez (fotot)

12/05/2023 19:13

Kina dhe Evropa së bashku duhet të refuzojnë “mentalitetin e Luftës së Ftohtë”, tha sot ministri i jashtëm kinez Qin Gang teksa zyrtarët e BE kërkojnë të “re-kalibrojnë” qëndrimin e tyre ndaj Kinës, shkruan rrjeti AFP.

“Kemi një Luftë të Ftohtë të re, pasojat e të cilës mund të jenë edhe më të rënda, dhe të dëmtojnë lidhjen mes Kinës dhe Evropës”, tha ministri Qin Gang nga Norvegjia.

“Disa njerëz po përpiqen të përshkallëzojnë narrativën krahasuese mes demokracisë dhe autokracisë, duke arritur deri aty sa të nisin një Luftë të Ftohtë”, shtonte Qin Gang për gazetarët nga Oslo.

Prandaj ai insistonte se “Kina e Evropa duhet të lidhin duart për të refuzuar këtë mentalitet, duke shtuar koordinimin dhe këmbimet mes fuqive të mëdha.

Komentet e ministrit erdhën teksa homologët e tij të BE ishin mbledhur në Stockholm të Suedisë fqinje, duke diskutuar pikërisht për qasjen ndaj Kinës.

Kryediplomati i BE, Josep Borrell tha se takimi informal në Suedi kishte si qëllim “ri-kalibrimin e qëndrimit të bllokut të BE ndaj Kinës”.

“Nëse duhet të luajnë rolin tonë teksa Kina ngrihet si një fuqi e madhe, vendet evropiane duhet të veprojnë me politika më të përshtatshem me këtë”, tha Borrell për gazetarët.

BE dhe Kina kanë qëndrime të ndrysmë për shumë çështje si lufta në Ukrainë, Taivani, të drejtat e njeriut apo minoriteti Ujgur në Kinë.

FOTO GALERI
1/3
"Kemi një Luftë të Ftohtë të re, pasojat e të cilës mund të jenë edhe më të rënda, dhe të dëmtojnë lidhjen mes Kinës dhe Evropës”, tha ministri Qin Gang nga Norvegjia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA