Gruaja godet me thikë bashkëshortin në Paskuqan
12/05/2023 21:32
Një konflikt brenda familjes ka ndodhur në Paskuqan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, ku 25-vjeçari A.SH., është goditur me mjet prerës nga bashkëshortja e tij, R.A.
Policia thotë se 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.
Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia.
Top Channel