Një aksident i rëndë është shënuar mbëmjen e sotme në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, ku ka ndërruar jetë 69-vjeçarja.

Mjeti tip “Opel” që drejtohej nga 28-vjeçari me iniciale S. K., ka humbur kontrillin, për pasojë ka dalë nga rruga.

Viktima është pasagjerja e mjetit të aksidentuar. Si pasojë e përplasjes u dëmtuan edhe shoferi së bashku me dy pasagjerët e tjerë.

Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA