Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, i cili këtë të enjte, në sfidën me Sevillan në Europa League shënoi ndeshjen e tij të 500-të me fanellën bardhezi, u shpreh krenar për këtë arritje në karrierën e tij, por pa e fshehur mërzinë për rezultatin me skuadrën andaluziane dhe dëmtimin që pësoi (u zëvendësua në minutë ne 61-të).
“Mendoj se e kam e kam këputur muskulin. Kështu që kërkova një zëvendësim menjëherë, për të mos e përkeqësuar situatën. Përfundoi mirë, në fund, sepse Gatti (që hyri në vend të tij) shënoi golin e barazimit”, tha me një ton të hidhur, kapiteni karizmatik i Juventusit.
“Festoj sepse jam i lumtur që kam bërë histori te Juventusi. Vetëm shokët e mi dhe skuadra mund të më siguronin këtë moment të rëndësishëm. Do të doja ta kisha festuar (500 ndeshjet si bardhezi) me fitore, por do të vijë”, nënvizoi Bonucci.
Bonucci ende nuk e di nëse do të jetë i gatshëm për për ndeshjen e kthimit kundër Sevillas, të enjten e ardhshme, më 18 të këtij muaji, në kryeqendrën e Andaluzisë (Spanjë).
“Raundi është 180 minuta. E dinim që do të kishim vështirësi: Sevilla është një skuadër e shkëlqyer, na ndëshkuan në kundërsulm kur nuk po bënim mirë, por reaguam. Mund të kishim shfrytëzuar disa raste të tjera në pjesën e parë. Gjithsesi, ne do të shkojmë në Sevilje duke e ditur se duhet të kishim fituar”, përfundoi Bonucci./ SuperSport
Top Channel